Aktualitet

Video/ “S’e shkel atdheun me këmbë”, gruaja revoltohet mbi hartën e Shqipërisë, kapet me policin dhe mbledh njerëzit

19 Nëntor 2019, 17:39 Nga DOSJA
Video/ “S’e shkel atdheun me këmbë”, gruaja

TIRANË– Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”. Në videon e publikuar nga “Faxweb”, gruaja, identiteti I të cilës nuk bëhet me dije shihet mjaft e revoltuar teksa nuk pranon të shkelë mbi hartën e atdheut të saj.

Ajo fillon të debatojë me një efektiv policie, i cili thotë gruas që duhet të largohet nga sheshi. Por, gruaja në video, jo vetëm që nuk largohet por fillon të ulërasë e bërtasë e irrituar duke mbledhur rreth saj edhe shumë qytetarë të tjerë.

Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. E kujt është kjo hartë? E Greqisë? Serbisë? E grekut, e serbit? Kjo është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime! Nuk e shkel atdheun më këmbë…Nuk ka në lindur ata burra këtu që të shkelin Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë ajo, teksa fillon të tërheqë një nga karriget që rrëethojnë hartën.

Mos më prek. Mu largo,”- dëgjohet që i thotë gruaja policit më tej, i cili tenton ta largojë nga sheshi.

Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”- vijon më tej gruaja në video.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja revoltohet me policine harta e shqiperise ne shesh shehsi skenderbej tirane gruaja revoltohet me policine harta e shqiperise ne shesh shehsi skenderbej tirane

Sondazh

Poll