Aktualitet

“Benzi” përplas çiklistin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (VD)

19 Nëntor 2019, 15:39 Nga DOSJA
“Benzi” përplas çiklistin në Vlorë,

VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë  me dije, u shoqërua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bë i mundur shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i cili shkaktoi aksidentin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore plagoset nje person aksident ne vlore plagoset nje person

Sondazh

Poll