Aktualitet

Transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë, arrestohet në Janinë i riu nga Gjirokastra me dy telefona (Emri+Foto)

19 Nëntor 2019, 16:02 Nga DOSJA
Transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë, arrestohet në Janinë

JANINË– Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme teksa transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se i riu nga Gjirokastra është vënë në pranga pasi në makinën me të cilën po udhëtonte mëngjesin e sotëm janë gjetur 106 kg dhe 850 gramë hashash të papërpunuar.

Burime për Dosja.al bënë me dije se i arrestuari është Vangjel Bashari, nga Gjirokastra.

Gjithashtu mësohet se Basharit iu gjetën edhe dy telefona në makinë, të cilët janë sekuestruar bashkë me shumën 180 euro që iu gjetën, për t’u hetuar në mënyrë që të zbulohen të dhëna të reja në lidhje me rrjetin e trafikut ku mund të jetë i përfshirë i riu.

Vangjel Bashari është arrestuar edhe në vitin 2014 për të njëjtën arsye.

 

 

Së bashku me Nino Tushe, Herolind Haskaj, Mariglen Dalipi dhe Qirjako Liti, Vangjel Bashari u arrestua në rrugën nacionale Ersekë-Korçë, në Qafën e Qarrit, pasi në automjetin ku udhëtonin katër të rinjtë u gjetën dhe sekuestruan 100 Kg lëndë narkotike canabis sattiva.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster janine kapet shqiptari me 107 kg hashash vangjel bashari gjirokaster janine kapet shqiptari me 107 kg hashash vangjel bashari

Sondazh

Poll