Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit (EMRI)

19 Nëntor 2019, 17:08 Nga DOSJA
Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit (EMRI)

DURRËS– Artur Çobani emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit. Çobani do të zëvendësojë Arjan Cengun në krye të Kadastrës Durrës, i cili u emërua rreth një muaj më parë në krye të këtij instucioni, pas arrestimit të Liridon Pulës  me akuzën për “Shpërdorim Detyre”.

Më herët Çobani ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës. Çobani, ka qenë edhe regjistruesi në ZRPP Tiranë.

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”.

Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

(f.m, a.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur çobani kadastra e durresit liridon pula artur çobani kadastra e durresit liridon pula

Sondazh

Poll