Aktualitet

U rendit e dyta në garën për kryeprokuror, ankohet Arta Marku: Kërkoj të njihem me pikëzimin

19 Nëntor 2019, 15:04 Nga DOSJA
U rendit e dyta në garën për kryeprokuror, ankohet Arta Marku:

TIRANË– Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila garon për një mandat për plotë për postin e kryehetuesit, ka ankimuar renditjen e saj në listën e KLP-së.

Marku u rendit e dyta në listën e KLP me plot 406 pikë, pasi vendin e parë e mori prokurori Olsjan Çela. 

Prokurorja i ka dërguar një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku edhe i kërkon informacion të detajuar për pikëzimin.

“Kërkoj informacion që të vlerësoj të drejtën time për ankimim,”-tha ndër të tjera prokurorja Marku. 

Lista do të dërgohet nesër në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku arta marku ankimon renditjen gara për kryeprokuror arta marku arta marku ankimon renditjen gara për kryeprokuror

Sondazh

Poll