Aktualitet

Dy ditë më parë i bllokuan punishten e turshive dhe salcave në Shkodër, arrestohet në kufi bizmesmeni shkodran (EMRI)

19 Nëntor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Dy ditë më parë i bllokuan punishten e turshive dhe salcave

Shkodër- Nga Policia, në pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar biznesmeni Gëzim Bala,  61-vjeç, i cili prej dy ditësh ishte shpallur në kërkim.

Sipas Policisë ai është arrestuar pasi në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së tij, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin. Dy ditë më parë AKU i bllokoi punishten e turshive dhe salcave pasi produktet ishin me probleme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni në shkodër arrestohet biznesmeni në shkodër

Sondazh

Poll