Bota

"Një i huaj nuk cakton rregullat", Dodik: Republika Srpska nuk mund të pranojë vendimet e imponuara të përfaqësuesit ndërkombëtar

Duke komentuar njoftimin e Schmidt për vendosjen e ndryshimeve teknike në Ligjin Zgjedhor të Bosnjes, Dodik deklaroi se "nëse ky imponim kalon, Schmidt nuk do të ndalet me kaq".

29 Mars 2024, 12:28 Nga M.B

 

"Një i huaj nuk cakton rregullat", Dodik: Republika Srpska nuk
Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha sot se "RS" nuk mund të pranojë të jetojë në kushtet e rregulloreve të vendosura, duke vlerësuar se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk kanë të bëjë aspak me procesin zgjedhor në BeH. Duke komentuar njoftimin e Schmidt për vendosjen e ndryshimeve teknike në Ligjin Zgjedhor të Bosnjes, Dodik deklaroi se "nëse ky imponim kalon, Schmidt nuk do të ndalet me kaq". Ai ka vlerësuar se pas kësaj, Schmidt do të vendos edhe ligjin për pronën shtetërore, i cili, tha ai, është i papranueshëm.

“Schmidt nuk ka të bëjë fare me pronën apo procesin zgjedhor, është pronë e njerëzve që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë. Nëse filloni ta bëni këtë, atëherë ne duhet të marrim masa dhe kemi thënë se çfarë masash do të marrim”, u tha Dodik gazetarëve.

Më herët, ai njoftoi se në rast se përfaqësuesi i lartë vendos ndryshime në ligjin zgjedhor, Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor dhe se nëse Schmidt vendos një ligj për pronën shtetërore, RS do të miratojë masa për statusin e saj të ardhshëm. Dodik beson se imponimi i mundshëm i ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor do të përfaqësonte "anulimin e të gjitha vlerave të deklaruara deri më tani", përfshirë ato të BE-së.


"Atëherë është e gjitha një gënjeshtër." Këtu dikush po thotë një gënjeshtër të madhe. Apo bëhet fjalë për faktin se disa ditë pas vendimit, në Bruksel shfaqet dikush që i shkatërron të gjitha, dhe që shkatërron atë që paraqitet rrejshëm si përfaqësues i lartë, që dëgjon vetëm ambasadorin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë (Michael Murphy) dhe ata të dy në një simbiozë patologjike përpiqen të imponojnë sa më shumë të keqe të jetë e mundur mbi të gjithë popujt në BeH”, theksoi Presidenti i RS. Sipas tij, nuk ka asnjë vend në botë ku një i huaj apo një organ i huaj ndërhyn të rregullojë procesin zgjedhor.

“Schmidt po përpiqet të justifikojë pagën e tij prej 25,000 eurosh dhe të ushqejë kotësinë e Murphy-t”, tha Dodik.

Dodik ngriti akuza edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës (KQZ), të cilin ai e quajti "një organ uzurpues që nuk ka të drejtë të zhvillojë zgjedhje lokale në territorin e Republikës Srpska dhe Federatës së Bosnjë-Hercegovinës".

milorad dodik

Sondazh

Poll