Bota

OKB-ja për situatën në Haiti: Kataklizmë, po përballet me krizë sigurie dhe politike

Haiti , tashmë i përballur me një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, ka përjetuar që nga fillimi i muajit një përshkallëzim të shpejtë të sulmeve nga bandat, të cilat bashkuan forcat dhe synonin vendndodhje strategjike në kryeqytet.

29 Mars 2024, 12:03 Nga S.N
OKB-ja për situatën në Haiti: Kataklizmë, po përballet
Foto Ilustrim

SHBA- OKB-ja e përshkruan situatën në Haiti si kataklizmike , ku kriza politike dhe e sigurisë po thellohet dita-ditës dhe vrasjet kanë arritur në 1554 vetëm në tremujorin e parë të 2024, nga bandat kriminale.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se Haiti, vendi më i varfër i hemisferës perëndimore që lehtëson furnizimin e bandave me armë dhe municione, po përballet me një krizë sigurie

“Është tronditëse të vërehet se pavarësisht tmerrit të situatës në terren, armët vazhdojnë të derdhen në vend me bollëk. Unë bëj thirrje që embargoja e armëve të zbatohet në mënyrë më efektive”, nënvizoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke paraqitur një raport të ri.

"Faktorët strukturorë dhe kontekstualë e kanë çuar Haitin në një situatë kataklizmike, të karakterizuar nga paqëndrueshmëri e thellë politike dhe institucione jashtëzakonisht të brishta," thotë raporti.

Haiti , tashmë i përballur me një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, ka përjetuar që nga fillimi i muajit një përshkallëzim të shpejtë të sulmeve nga bandat, të cilat bashkuan forcat dhe synonin vendndodhje strategjike në kryeqytet. Sipas OKB-së, korrupsioni, mosndëshkimi dhe keqmenaxhimi i përkeqësuar nga nivelet në rritje të dhunës së bandave, kanë minuar sundimin e ligjit dhe i kanë sjellë institucionet shtetërore në prag të kolapsit.

Numri i vdekjeve u rrit edhe më shpejt në tre muajt e parë të vitit 2024, me 1,554 të vdekur dhe 826 të plagosur që nga 22 marsi, sipas tekstit. Sipas raportit, bandat vazhdojnë të përdorin dhunën seksuale për të terrorizuar, ndëshkuar dhe kontrolluar popullatën. Por rastet e dhunës seksuale raportohen rrallë dhe zakonisht mbeten të pandëshkuara.

Bandat gjithashtu vazhdojnë të rekrutojnë ose abuzojnë me fëmijë, djem dhe vajza, disa prej të cilëve janë vrarë kur u përpoqën të largoheshin nga bandat.

 

haiti okb

Sondazh

Poll