Bota

U nda tre muaj pasi doli nga burgu, Gypsy Rose bën postimin prekës: Po mësoj të dëgjoj zemrën time

Gypsy 32-vjeçare njoftoi ndarjen e saj nga Ryan Scott Anderson në faqen e saj personale në Facebook.

29 Mars 2024, 11:20 Nga S.B
U nda tre muaj pasi doli nga burgu, Gypsy Rose bën postimin prekës: Po
Gypsy Rose dhe Ryan

SHBA- Vetëm tre muaj pasi u lirua nga burgu pasi kreu 8 nga 10 vitet që u dënua për përfshirje në vrasjen e nënës së saj në vitin 2015, Gypsy Rose Blanchard është ndarë nga bashkëshorti me të cilin u martua pas hekurave. Gypsy 32-vjeçare njoftoi ndarjen e saj nga Ryan Scott Anderson në faqen e saj personale në Facebook.

“Shumë njerëz më pyesin se çfarë po ndodh në jetën time. Fatkeqësisht, unë dhe bashkëshorti im u ndamë dhe u vendosa në shtëpinë time. Familja dhe miqtë e mi më mbështesin dhe po më ndihmojnë ta kaloj atë. Po mësoj të dëgjoj zemrën time. Tani për tani më duhet kohë për t'ia lejuar vetes të zbuloj se kush jam unë”, ka shkruar Gypsy Rose Blanchard në postimin e saj.

Çifti u martua në korrik të 2022 brenda burgut, në një ceremoni të shkurtër pa të ftuar.Pas lirimit, 32-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për të bërë një ceremoni të dytë në një kishë, ku të ishin të pranishëm të gjithë të familjarët e tyre.

U nda tre muaj pasi doli nga burgu, Gypsy Rose bën postimin prekës: Po
The Act

Gypsy Rose Blanchard u lirua nga burgu në fund të vitit 2023 pasi kreu tetë vjet për rolin e saj në vrasjen e nënës së saj, e cila e kishte abuzuar sistematikisht gjatë gjithë fëmijërisë. Dee Dee Blanchard, e cila besohet se ka patur sindromën Munchausen, kaloi vite duke e detyruar vajzën e saj të përdorte një karrige me rrota, të merrte medikamente të panevojshme dhe t'i nënshtrohej operacioneve të panevojshme për të zhvatur para nga njerëzit që donin të ndihmonin.

Edhe pse vajza e dinte se mund të ecte pa karrige me rrota, ajo kishte frikë të kundërshtonte udhëzimet e nënës e cila donte të kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj. Situata në familjen Blanchard u përkeqësua kur nëna e saj zbuloi se ajo kishte takuar një djalë me të cilin ishte e lidhur në mënyrë romantike.

Në vitin 2015, kur Gypsy Rose ishte 23 vjeç, Godejohn vrau nënën me inkurajimin dhe ndihmën e vetë Gypsyt. Pas arrestimit të çiftit, Gypsy Rose Blanchard u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë dhe në vitin 2016 u dënua me 10 vjet burg. I dashuri i saj, nga ana tjetër, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi ishte dora e tij që i dha fund jetës së Dee Dee Blanchard.

Rasti i Gypsy është shumë i njohur konkretisht në SHBA, saqë e gjithë historia e saj dhe vrasja makabre është bërë serial me disa episode. Seriali bazuar në jetën e Gypsy Rose quhet “The Act”.

gypsy rose

Sondazh

Poll