Bota

Kryeministri i Ukrainës: Morëm këstin e financimit prej 1.5 miliardë dollarësh në kuadër të programit të Bankës Botërore

Njoftimin ai e bëri në platformën 'X' ku tha se 984 milionë dollarë vijnë nga Japonia dhe 516 milionë dollarë nga Britania e Madhe.

29 Mars 2024, 11:49 Nga M.B
Kryeministri i Ukrainës: Morëm këstin e financimit prej 1.5
Denys Shmyhal

KIEV- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se vendi i tij ka marrë një këst prej 1.5 miliardë dollarësh të financimit në kuadër të një programi të Bankës Botërore. Njoftimin ai e bëri në platformën 'X' ku tha se 984 milionë dollarë vijnë nga Japonia dhe 516 milionë dollarë nga Britania e Madhe. Ai shtoi se fondet do të mbulojnë shpenzimet buxhetore për nevojat sociale dhe humanitare dhe rindërtimin.

"984 milionë dollarë vijnë nga Japonia dhe 516 milionë dollarë nga Britania e Madhe. Fondet do të mbulojnë shpenzimet buxhetore për nevojat sociale dhe humanitare dhe rindërtimin," tha Denys Shmyhal në X.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll