Bota

Irani dënon ashpër sulmet izraelite që vranë ushtarët sirinianë, thirrje OKB-së të marrë masa për Izraelin

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se viktimat përfshinin gjashtë persona nga grupi Hezbollah i Libanit dhe 36 ushtarë sirianë.

29 Mars 2024, 11:45 Nga S.N
Irani dënon ashpër sulmet izraelite që vranë ushtarët
Foto Ilustrim

IRAN- Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër sulmet ajrore të Izraelit në provincën veriore të Alepos të Sirisë më herët sot, të cilat çuan në vrasjen e të paktën 42 personave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se viktimat përfshinin gjashtë persona nga grupi Hezbollah i Libanit dhe 36 ushtarë sirianë.

“Këto sulme janë një shkelje e qartë e ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, si dhe një shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanan.

Ai shtoi se sulmet ishin “një përpjekje e hapur dhe e dëshpëruar për të vazhduar dhe zgjeruar krizën në rajon”. Nasser i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dënojnë sulmet dhe të marrin masa për ta mbajtur Izraelin përgjegjës.

siri

Sondazh

Poll