Bota

Vritet një person dhe plagosen 4 të tjerë në një burg në Ekuador

Videot e publikuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë të burgosurit që u vënë flakën dyshekëve teksa ankohen për keqtrajtimin e tyre në burg. Në një nga videot dëgjohet një i burgosur që thotë: Duan të na vrasin.

29 Mars 2024, 11:25 Nga S.N
Vritet një person dhe plagosen 4 të tjerë në një burg
Foto Ilustrim


EKUADOR- Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një trazirë në burgun Guayaquil në Ekuador, i cili është tronditur nga dhuna që nga arratisja e Fitos, një bos krimi dhe rrezik publik .

"Situata e raportuar është : katër të plagosur, një i vdekur," tha nënsekretari i sigurisë Lionel Calderon për rrjetin Teleamazonas, pa specifikuar nëse viktimat përfshinin anëtarë të forcave të sigurisë.

Ai tha se një auditim i plotë i të gjithë qendrës së paraburgimit ishte duke u zhvilluar, duke siguruar se gjërat në burg ishin "absolutisht nën kontroll".

Videot e publikuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë të burgosurit që u vënë flakën dyshekëve teksa ankohen për keqtrajtimin e tyre në burg. Në një nga videot dëgjohet një i burgosur që thotë: Duan të na vrasin. Kujtohet se kreu i bandës më të fuqishme të vendit, Jose Adolfo Macia ose “Fito” u arratis nga burgu i Guayaquil më 7 janar. Ai vuante dënimin me 34 vite burg për pjesëmarrje në krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Arratisja e "Fitos" u pasua nga trazira në disa burgje ekuadoriane dhe një rritje e dhunës së bandave në rrugë, shpërthime bombash, vrasje dhe madje edhe persona të armatosur të maskuar që sulmuan një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Për të vënë situatën nën kontroll, presidenti i krahut të djathtë të Ekuadorit Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe luftë ndaj bandave, duke vendosur brenda 20,000 anëtarë të forcave të armatosura.

Dikur një oaz paqeje dhe qetësie në Amerikën Latine, Ekuador, midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet me prodhimin më të madh të kokainës në botë, është copëtuar vitet e fundit nga një valë dhune bandash që konkurrojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit dhe burgjet.

ekuador bandat kriminale

Sondazh

Poll