Bota

"Ndryshimet e delegacioneve europiane", Aivo Orav shef i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë

Teksa pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

29 Mars 2024, 11:13 Nga M.B
"Ndryshimet e delegacioneve europiane", Aivo Orav shef i ardhshëm
Aivo Orav

KOSOVA- Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është zgjedhur si shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë. Teksa pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si abasador i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në kuadër të ndryshime, sipas Radio Evropa e Lirë diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet ambasador i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri.

aivo orav

Sondazh

Poll