Bota

Rusi, gjashtë vjet burg për blogerin që bëri thirrje për zjarrvënie në zyrat e rekrutimit

Nikolai Farafonov u shpall fajtor të mërkurën nga një gjykatë ushtarake për thirrje publike për të kryer akte terroriste.

27 Mars 2024, 21:07 Nga E. D
Rusi, gjashtë vjet burg për blogerin që bëri thirrje
Nikolai Farafonov

RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar me gjashtë vjet burg një bloger 35-vjeçar, i cili në postimet e tij në internet denoncoi pushtimin e Ukrainës. Nikolai Farafonov u shpall fajtor të mërkurën nga një gjykatë ushtarake për thirrje publike për të kryer akte terroriste. Sipas aktakuzës, ai kishte postuar video dhe mesazhe duke bërë thirrje për djegien e zyrave të rekrutimit.

Në më shumë se dy vitet e luftës në Ukrainë, janë regjistruar dhjetëra sulme me zjarrvënie në zyrat e rekrutimit të Federatës Ruse. Sipas organizatës joqeveritare Memorial, e cila e përshkruan atë si një të burgosur politik Farafonov kishte një kanal në platformën Telegram përmes të cilit ai kritikoi ashpër sulmin ndaj Ukrainës.

Ai iu referua humbjeve të trupave ruse në Ukrainë, shtypjes së opozitës në Rusi, edukimit “patriotik” në shkolla, si dhe teksteve të këqija në rajonin e tij. Në tetor 2022 ai u gjobit për diskreditim të ushtrisë për një koment në internet për vdekjen e fëmijëve në Ukrainë. Megjithatë, Farafonov nuk iu bind dhe vazhdoi të postonte mesazhe kritike ndaj Kremlinit derisa u arrestua shtatorin e kaluar.

nikolai farafonov

Sondazh

Poll