Bota

Zyrtari i UNICEF: Shpresat për një armëpushin në Gaza po shuhen

Duke drejtuar kamerën e tij drejt një djali të plagosur në një shtrat spitali, Elder tha: Ky është një Muhamed 7-vjeçar dhe ky është fytyra dhe rezultati i armëpushimit në Gaza.

27 Mars 2024, 20:11 Nga S.N
Zyrtari i UNICEF: Shpresat për një armëpushin në Gaza po
James Elder

PALESTINË- Zyrtari i UCEF-it James Elder tha se shpresat e njerëzve në Gaza janë shuar gjatë dy netëve të fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

“Kishte shumë shpresë në Gaza pas thirrjes së së hënës për një armëpushim. Ajo shpresë, natë pas nate, po mbytet nga bombat”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

Duke drejtuar kamerën e tij drejt një djali të plagosur në një shtrat spitali, Elder tha: Ky është një Muhamed 7-vjeçar dhe ky është fytyra dhe rezultati i armëpushimit në Gaza.

Rezoluta e OKB-së e miratuar të hënën bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për muajin e agjërimit mysliman të Ramazanit, i cili përfundon pas dy javësh, dhe kërkon lirimin e të gjithë robërve të kapur në sulmin e udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor në tetor.

unicef gaza izrael

Sondazh

Poll