Bota

Ushtaraku i Hamasit u bën thirrje vendeve myslimane të luftojnë për të çliruar xhaminë Al-Aksa

Në fjalimin e tij, Deif iu drejtohet myslimanëve dhe arabëve, duke thënë se ata nuk duhet të lejojnë kufizimet, kufijtë apo regjimet t'ju pengojnë nga nderi për të marrë pjesë në çlirimin e Xhamisë Al-Aksa.

27 Mars 2024, 20:45 Nga S.N
Ushtaraku i Hamasit u bën thirrje vendeve myslimane të luftojnë
Foto Ilustrim

PALESTINË- Në një regjistrim të shkurtër audio, komandanti i Brigadave Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u bëri thirrje njerëzve në Jordani, Liban, Egjipt, Algjeri, Magreb, Pakistan, Malajzi dhe Indonezi që të bashkohen në luftën për të çliruar  xhaminë Al- Aksa.

Në fjalimin e tij, Deif iu drejtohet myslimanëve dhe arabëve, duke thënë se ata nuk duhet të lejojnë kufizimet, kufijtë apo regjimet t'ju pengojnë nga nderi për të marrë pjesë në çlirimin e Xhamisë Al-Aksa.

Dje, ushtria izraelite pretendoi se kishte vrarë Marëan Issa, zëvendësin e Deif, në një sulm më 10 mars. Xhamia al-Aksa ka qënë shenjestër e sulmeve izraelite dhe ushtria izraelite kufizon hyrjen.

xhamia al-aksa hamas izrael

Sondazh

Poll