Bota

Turqia po përgatit dy anije të reja për dërgimin e ndihmave në Gaza

Turqia, e cila ka denoncuar Izraelin për sulmin e tij ndaj Gazës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ka dërguar dhjetëra qindra tonë ndihma humanitare atje dhe synon ta rrisë atë këtë muaj kur muslimanët festojnë Ramazanin.

27 Mars 2024, 20:34 Nga S.N

 

Turqia po përgatit dy anije të reja për dërgimin e ndihmave
Foto Ilustrim

TURQI- Fondacioni i Turqisë për Ndihmë Humanitare (IHH) zbuloi sot se dy anije të reja do të transportojnë ndihma direkt në Rripin e Gazës, ku palestinezët po përballen me urinë, gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës.

Turqia, e cila ka denoncuar Izraelin për sulmin e tij ndaj Gazës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ka dërguar dhjetëra qindra tonë ndihma humanitare atje dhe synon ta rrisë atë këtë muaj kur muslimanët festojnë Ramazanin.

Presidenti i IHH, Bulent Yildirim, inspektoi në portin e Stambollit anijet e reja të blera për programin e ndihmës në Gaza të titulluar "Flota Ndërkombëtare e Lirisë". Njëri prej tyre, Anadolu, ka një kapacitet prej 5500 tonësh dhe do të ngarkohet me lloje të ndryshme të ndihmave humanitare, ndërsa të tjerët do të transportojnë personel, përfshirë mjekë.

Nuk dihet se kur do të lundrojnë anijet për në Gaza dhe si do të dërgojnë ndihmat në enklavë pasi të jenë atje. Deri më tani, Turqia ka dërguar ndihma në Gaza përmes Egjiptit.

turqi gaza

Sondazh

Poll