Bota

Përhapen zjarret në pyjet e Meksikës, të paktën katër të vdekur

Presidenti tha se vdekjet e raportuara vijnë të gjitha nga shteti i Meksikës, më i populluari i vendit që rrethon kryeqytetin.

27 Mars 2024, 20:46 Nga E. D
Përhapen zjarret në pyjet e Meksikës, të paktën
zjarri në Meksikë

MEKSIKË- Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha para gazetarëve të mërkurën se një valë zjarresh në Meksikë ka marrë të paktën katër jetë njerëzish

Presidenti tha se vdekjet e raportuara vijnë të gjitha nga shteti i Meksikës, më i populluari i vendit që rrethon kryeqytetin. Ai tha gjithashu se aktualisht janë 116 zjarre pyjore që digjen në të gjithë vendin.

Rreth 400 zjarre janë dokumentuar në Meksikë deri më 15 mars, duke djegur një total prej më shumë se 13,000 hektarësh, me disa prej zjarreve të raportuara deri në jug të shtetit Chiapas, në kufi me Guatemalën. Sipas të dhënave zyrtare, shkaqet përfshijnë si zjarret e vëna me dashje, ashtu edhe ato të shkaktuara nga aktivitetet bujqësore.

manuel lopez obrador

Sondazh

Poll