Bota

Francezët votojnë ligjin që “legalizon” modelet e pazakonta të flokëve

 Olivier Serva, Deputeti i Parlamentit francez dhe përfaqësuesi i territorit përtej detit të Guadalupës i cili është autori i draftit, tha se ligji, nëse miratohet, do t’i lejojë viktimat e diskriminimit të mos kenë përgjegjësi penale para gjykatës.

27 Mars 2024, 19:59 Nga E. D
Francezët votojnë ligjin që “legalizon” modelet e
foto ilustruese

FRANCË- Parlamenti francez do të votojë të enjten miratimin e një ligji që do të dekriminalizonte mbajtjen e modeleve të flokëve si dreadlock, gërsheta, afro dhe modele të tjera flokësh në shkolla dhe vendet e punës. Olivier Serva, Deputeti i Parlamentit francez dhe përfaqësuesi i territorit përtej detit të Guadalupës i cili është autori i draftit, tha se ligji, nëse miratohet, do t’i lejojë viktimat e diskriminimit të mos kenë përgjegjësi penale para gjykatës.

"Është e nevojshme të shkruhet qartë në ligjin tonë se diskriminimi i bazuar në flokë është i paligjshëm. Ka shumë vuajtje bazuar në diskriminimin e flokëve dhe ne duhet ta marrim parasysh këtë," tha Serva.

Ai deklaroi se, sipas një sondazhi të Linkedin, dy nga tre gra afrikano-amerikane në SHBA ndryshojnë flokët e tyre para një interviste për punë. Gjithashtu deputetët e ekstremit të djathtë nuk pajtohen me projektligjin. 

Fabien di Filippo përfaqësuesi i grupit parlamentar “Republikanët”, pohon se risia është e panevojshme, duke marrë parasysh se ekziston një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të pamjes.

“A duhet të presim nesër një ligj që ndalon diskriminimin ndaj njerëzve që janë tullac, të cilët rezulton se janë të nënpërfaqësuar në reklamat e shamponëve”, tha ai.

olivier serva

Sondazh

Poll