Bota

Fluturoi për tu bashkuar me forcat ruse në Ukrainë, britaniku këmbëngul se nuk është terrorist

Ben Stimson filmoi veten e veshur me veshje luftarake ruse dhe shfaqi një granatë të grabitur me sa duket nga forcat ukrainase.

27 Mars 2024, 19:39 Nga E. D
Fluturoi për tu bashkuar me forcat ruse në Ukrainë, britaniku
Ben Stimson

RUSI- Një britanik që fluturoi në Rusi për të luftuar përkrah forcave të Vladimir Putin në Ukrainë, ka këmbëngulur se ai nuk është një terrorist. Ben Stimson filmoi veten e veshur me veshje luftarake ruse dhe shfaqi një granatë të grabitur me sa duket nga forcat ukrainase. Ai ka postuar pamje që tregojnë luftëtarë të huaj që kalojnë pranë trupave të pajetë në zonën e luftës si dhe një udhëtim rrugor nga Mariupoli i pushtuar.

“Po, jam kthyer në Rusi dhe jam kthyer me uniformë”, thotë ai në një video. 

Nuk ishte qëndrimi i tij i parë në Ukrainë, pasi kishte kaluar katër muaj në rajonin e Donbasit me milicinë pro-ruse në 2015  një udhëtim që ai e përmblodhi si vodka, gra dhe armë. Pas kthimit të tij në MB ai u dënua për një vepër terrori dhe u burgos për më shumë se pesë vjet.

Një gjykatës pranoi se Stimson nuk u përfshi në asnjë luftim gjatë asaj kohe në Ukrainë dhe kishte synuar të kryente punë humanitare, pavarësisht se ai ishte fotografuar duke mbajtur një AK-47. Por tani, duket se Stimson është kthyer sërish me forcat ruse.

Në fotot e postuara në mediat sociale, Stimson ishte ndaluar në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar sipas Aktit të Terrorizmit dhe se i ishin konfiskuar telefonat dhe një laptop, por më vonë tha më 25 shkurt se kishte arritur në Moskë. Nëse ai kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, Stimson mund të përballet edhe një herë me hetim dhe burgim të mundshëm.

“Çdo njeri bën zgjedhjen e tij. Shumë prej nesh zgjodhën të shkonin në këtë anë...  në anën ruse, sepse besojmë se ajo që po bëjmë është e drejtë. Është e lehtë të quash dikë terrorist. Ne bëjmë atë që besojmë se është e drejtë... Unë nuk jam terrorist. Mos harroni këtë," tha ai.

ben stimson

Sondazh

Poll