Bota

Jep dorëheqjen punonjësja e DASH, shkak mbështetja e qeverisë amerikane ndaj Izraelit

Sheline tha ajo ngriti vazhdimisht shqetësime, por arriti në përfundimin se ishte e pakuptimtë për sa kohë që SHBA vazhdon të dërgojë një rrymë të qëndrueshme armësh në Izrael.

27 Mars 2024, 18:46 Nga S.N
Jep dorëheqjen punonjësja e DASH, shkak mbështetja e
Annelle Sheline

SHBA-Një punonjëse e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dha dorëheqjen për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë amerikane për luftën e Izraelit në Gaza.

Annelle Sheline, 38 vjeç dha dorëheqjen pas një viti si oficere e marrëdhënieve të jashtme në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, raporton Washington Post. Sheline tha ajo ngriti vazhdimisht shqetësime, por arriti në përfundimin se ishte e pakuptimtë për sa kohë që SHBA vazhdon të dërgojë një rrymë të qëndrueshme armësh në Izrael.

Ndërsa në tetor, Josh Paul dha dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit në shenjë proteste kundër mbështetjes amerikane për sulmin e Izraelit.

dash shba

Sondazh

Poll