Bota

Vdes britaniku pasi përplaset me pemën gjatë skijimit

Burri, i cili ende nuk është identifikuar, ishte në një udhëtim në vendpushimin e Avoriaz, në Francë. 

27 Mars 2024, 17:28 Nga E. D
Vdes britaniku pasi përplaset me pemën gjatë skijimit
fotot ilustruese

FRANCË- Një burrë britanik ka humbur jetën në një aksident me ski në Francë pasi u përplas me një pemë. Burri, i cili ende nuk është identifikuar, ishte në një udhëtim në vendpushimin e Avoriaz, në Francë

Sipas mediave lokale, burri ishte rreth të 60-ave dhe goditi një pemë me shpejtësi të madhe pasi u shmang për të mos përplasur një grup njerëzish. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit malor për t'i ardhur në ndihmë, ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.

Sondazh

Poll