Bota

Ministri i Jashtëm i Irlandës: Lufta në Gaza përfaqëson shkelje të ligjit ndërkombëtar

Martin tha se Irlanda do të ndërhynte në çështjen e gjenocidit në Gaza kundër Izraelit, por nuk tha se çfarë forme do të merrte ndërhyrja apo propozim që vendi planifikon të paraqesë.

27 Mars 2024, 18:36 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Irlandës: Lufta në Gaza përfaqëson
Micheal Martin

IRLANDË- Ministri i Jashtëm i Republikës së Irlandës, Micheal Martin, ka thënë se lufta në Gaza tani përfaqëson shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar humanitar në shkallë masive. Ai tregoi veprimet e Izraelit, të cilat përbëjnë akte gjenocidi.

“Marrja e pengjeve, ndalimi i qëllimshëm i ndihmës humanitare për civilët, synimi i civilëve dhe i infrastrukturës civile, përdorimi pa kriter i armëve shpërthyese në zonat e banuara. Përdorimi i objekteve civile për qëllime ushtarake, nddëshkimi kolektiv i një popullate të tërë”, tha Martin në një deklaratë.

“Lista vazhdon. Duhet të ndalet. Pikëpamja e bashkësisë ndërkombëtare është e qartë. Mjaftueshem eshte mjaftueshem," shtoi ai.

Në janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), urdhëroi Izraelin të përmbahej nga çdo akt që mund të binte nën Konventën e Gjenocidit dhe të sigurojë që trupat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale kundër palestinezëve, pasi Afrika e Jugut akuzoi Izraelin për gjenocid i drejtuar nga shteti në Gaza.

Martin tha se Irlanda do të ndërhynte në çështjen e gjenocidit në Gaza kundër Izraelit, por nuk tha se çfarë forme do të merrte ndërhyrja apo propozim që vendi planifikon të paraqesë.

micheal martin

Sondazh

Poll