Bota

Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin

Francesca Albanese, Raportuesja Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor dhe Gaza, paraqiti një raport në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të martën, në të cilin tha se kishte arsye të forta për të besuar se ishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

27 Mars 2024, 18:06 Nga E. D
Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam
Francesca Albanese,

SHBA- Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë fushatës së tij ushtarake pas sulmeve nga Hamasi më 7 tetor, tha të mërkurën se kishte marrë kërcënime gjatë gjithë mandatit të saj.

Francesca Albanese, Raportuesja Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor dhe Gaza, paraqiti një raport në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të martën, në të cilin tha se kishte arsye të forta për të besuar se ishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Gjithashu Izraeli tha se e kundërshton plotësisht raportin e saj. E pyetur nëse puna e saj kishte bërë që ajo të merrte kërcënime, Albanese tha se po, jam kërcënuar për raportin Albanese, e cila mban këtë post që nga viti 2022, nuk dha detaje mbi natyrën e kërcënimeve dhe as nuk tha se kush i kishte bërë ato, shkruan Reuters. Izraeli e ka kritikuar ashpër raportuesen, duke thënë se ajo po punonte për të “delegjitimuar vetë krijimin dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”. Albanese e mohoi akuzën.

“Unë nuk e vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Izraelit. Unë them sot se Izraeli nuk mund të sillet ashtu siç sillet, si një shtet aparteid dhe të mos ketë pasoja. përmbysur qëllimisht funksionet e tyre të mbrojtjes në një përpjekje për të legjitimuar dhunën gjenocidale kundër popullit palestinez," tha Albanese.

francesca albanese

Sondazh

Poll