Bota

Protesta pro-palestineze në Berlin, “Palestina e lirë”

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi sot se numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës me Izraelinmë 7 tetor ka shkuar në 32, 490 dhe 74,889 palestinezë janë lënduar nga sulmet.

27 Mars 2024, 17:31 Nga S.N
Protesta pro-palestineze në Berlin, “Palestina e lirë”
Foto Ilustrim

GJERMANI- Njerëzit në kryeqytetin gjerman kanë marrë pjesë në një demonstratë duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Dhjetra protestues, duke mbajtur flamuj palestinezë, bërtisnin slogane "Palestine e lirë", ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku thuhej "Stop gjenocidit në Gaza".

Disa individë mbajtën fjalime në lidhje me luftimet e vazhdueshme që tani janë në muajin e gjashtë. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi sot se numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës me Izraelinmë 7 tetor ka shkuar në 32, 490 dhe 74,889 palestinezë janë lënduar nga sulmet.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor 2023, i cili vrau afro 1200 njerëz. Lufta izraelite tani është në ditën e saj të 173-të

lufta ne gaza gjermani

Sondazh

Poll