Bota

Kryebashkiakët e Ekuadorit kërkojnë mbrojtje nga policia mes dhunës në rritje

Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në janar dhe caktoi 22 banda si grupe terroriste pasi njerëz të armatosur sulmuan një kanal televiziv në Guayaquil dhe më shumë se njëqind roje burgu u mbajtën peng.

27 Mars 2024, 17:48 Nga E. D
Kryebashkiakët e Ekuadorit kërkojnë mbrojtje nga policia mes
foto ilustruese

EKUADOR- Dyzet e pesë kryebashkiakë në Ekuador kanë kërkuar mbrojtje nga policia në vitin e kaluar ndërsa dhuna ka mbërthyer vendin, ku 22 zyrtarë lokalë kanë vdekur në rrethana të dhunshme që nga viti 2023. Zyrtarët janë kërcënuar në mes të një goditjeje kombëtare ndaj grupeve kriminale.

Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në janar dhe caktoi 22 banda si grupe terroriste pasi njerëz të armatosur sulmuan një kanal televiziv në Guayaquil dhe më shumë se njëqind roje burgu u mbajtën peng.

Kriza u përshkallëzua fundjavën e kaluar kur kryetarja 27-vjeçare e San Vicente dhe Jairo Loor, drejtori i saj i komunikimit, u gjetën në një makinë të vrarë në provincën e Manabi. 

Gjithashyu shtatëmbëdhjetë kryetarëve të bashkive ekuadoriane u është dhënë mbrojtja e sigurisë policore nga qeveria, ndërsa të tjerët kanë punësuar sigurim privat, tha Homero Castanier, drejtor ekzekutiv i AME, i cili përfaqëson 221 kryebashkiakët e vendit. 

Galo Meza, kryebashkiaku i Balzar, në provincën Guayas, është ndër ata që ka kërkuar mbrojtje nga policia. Ai tha për mediat lokale të martën se persona të armatosur të hënën mbrëma kishin qëlluar 65 të shtëna në shtëpinë e tij, ku po qëndronin gruaja dhe djali i tij.

"Kryebashkiakët e Ekuadorit përballen me kërcënime dhe dhunë nga grupet e krimit të organizuar të cilët kanë depërtuar në çdo nivel të shoqërisë,' tha Castanier, duke shtuar se kryebashkiakët në bashkitë bregdetare janë në rrezik më të lartë për t'u sulmuar.

ekuador

Sondazh

Poll