Bota

"Do t'ia çoj këto Kate, do emocionohet"/ Mbretëresha Camilla tregon se si ndihet Princesha e Uellsit

Monarkja 76-vjeçare, ishte jashtë gjatë një vizite në tregun e fermerëve të Shrewsbury në Mbretërinë e Bashkuar ditën e sotme.

27 Mars 2024, 17:54 Nga S.B
"Do t'ia çoj këto Kate, do emocionohet"/
Mbretëresha Camilla

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Camilla ka trajtuar për herë të parë diagnozën e kancerit të Princeshës së Uellsit Kate Middleton. Monarkja 76-vjeçare, ishte jashtë gjatë një vizite në tregun e fermerëve të Shrewsbury në Mbretërinë e Bashkuar ditën e sotme.

Middleton publikoi një deklaratë në mediat sociale më 22 mars, duke zbuluar se ajo po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese pas testeve mjekësore që zbuluan sëmundjen.

"Unë e di që Kate është shumë e emocionuar nga të gjitha urimet dhe mbështetjet tuaja", i tha Camilla turmës që doli për ta parë atë gjatë vizitës mbretërore.

"Do t'ia çoj këto Kate, do emocionohet"/
Mbretëresha Camilla

Fansat madje mbanin pankarta shumëngjyrëshe për Princeshën e Uellsit, ku Camilla tha: Do t'ia dërgoj këto Kate. Ajo do të emocionohet!

Ajo gjithashtu mbajti një poster ku shkruhej "Dërgojmë dashuri për Kate" dhe iu dhurua edhe një trëndafil. Middleton po lufton me kancerin në të njëjtën kohë me mbretin Charles III.

mbreteresha camilla kate middleton

Sondazh

Poll