Bota

Ndryshime të motit në Zvicër/ Nga kohë vere bëhet dimër, bora mbulon vendin

Në jug të Zvicrës, shoferët aktualisht po luftojnë me sasi jo të vogël të dëborës në rrugë.

27 Mars 2024, 16:40 Nga E. D
Ndryshime të motit në Zvicër/ Nga kohë vere bëhet
foto nga vendngjarja

ZVICËR- Ne disa rajone te Zvicrës ende nuk mund te thuhet se jemi në Pranverë as ne prag të verës. Edhe pse moti dje ishte me diell, sot në në disa kantone bora ka zbardhur deri në gjunjë.

Edhe pse moti dje ishte me diell, sot në disa kantone bora ka zbardhur deri në gjunjë. Kështu mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e kantonit të Ticinos. Edhe në Zvicër thonë se “plakat po shkunden”, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Ticino zhytet në dëborë pak para Pashkëve. Në jug të Zvicrës, shoferët aktualisht po luftojnë me sasi jo të vogël të dëborës në rrugë. Rrethi Leventine është veçanërisht i prekur. Mbi rreth 500 metra autostrada ishte e mbuluar me borë. Bora ra edhe në Biasca (TI), rreth 300 metra mbi nivelin e detit.

Pamjet nga agjencia e lajmeve BRK tregojnë borëpastruesit që kalojnë nëpër borë dhe pastrojnë rrugët. U bëhet thirrje përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes. Dy ditë pas fillimit zyrtar të sezonit të luleve, kufiri i 20 gradëve u kalua në shumë rajone të Zvicrës, siç raporton MeteoNews, citon Le Canton27.ch. Ishte më e nxehta në Biasca, Ticino: atje temperaturat ishin 21.8 gradë. Ndërsa në pjesën tjetër të rrafshnaltave temperaturat ishin gjithashtu ndërmjet 19 dhe 21 gradë.

zvicër

Sondazh

Poll