Bota

Avionët ushtarakë spanjollë hedhin 26 ton ndihma humanitare në Gaza

Operacioni, i kryer në koordinim me Jordaninë dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, hodhi më shumë se 11,000 racione ushqimore

27 Mars 2024, 16:50 Nga S.N
Avionët ushtarakë spanjollë hedhin 26 ton ndihma humanitare
Foto Ilustrim

PALESTINË- Avionët ushtarakë spanjollë kanë hedhur 26 ton ndihma humanitare në Gaza pasi qeveria spanjolle i bëri thirrje Izraelit të hapë pikat kufitare tokësore për të parandaluar zinë e bukës.

“Spanja këmbëngul në hapjen e vendkalimeve tokësore si një masë e domosdoshme për të shmangur një situatë urie”, tha Ministria e Jashtme e Spanjës.

Operacioni, i kryer në koordinim me Jordaninë dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, hodhi më shumë se 11,000 racione ushqimore. Vende të tjera perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kanë përdorur gjithashtu fluturime ajrore për të ofruar ndihma për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.

Ministria e Jashtme spanjolle gjithashtu ripohoi angazhimin e saj për të mbështetur UNRwA, agjencinë humanitare të Kombeve të Bashkuara për palestinezët, dhe për ekzistencën e saj të vazhdueshme.

gaza ndiham humanitare spanja

Sondazh

Poll