Art&Argëtim

"Nuk është gjë tjetër veçse gjueti shtrigash"/ Reagon avokati i Sean Diddy: Është i pafajshëm

Të martën, një nga avokatët e Combs, Aaron Dyer, lëshoi një deklaratë për Daily Mail.

27 Mars 2024, 15:06 Nga S.B
"Nuk është gjë tjetër veçse gjueti
Diddy

SHBA- Shtëpitë e reperit amerikan Sean "P. Diddy" Combs në Los Angeles dhe Miami u bastisën nga autoritetet ditën e djeshme. Arsyeja e bastisjeve është një hetim federal i trafikut seksual.

Të martën, një nga avokatët e Combs, Aaron Dyer, lëshoi një deklaratë për Daily Mail.

"Dje, pati një mbipërdorim të madh të forcës në nivel ushtarak, pasi urdhërat e bastisjes u ekzekutuan në rezidencat e z. Combs. Nuk ka asnjë justifikim për shfaqjen e tepruar të forcës dhe armiqësinë e shfaqur nga autoritetet ose mënyrën se si u trajtuan fëmijët dhe punonjësit e tij. "

"Z. Combs nuk u arrestua kurrë, por foli dhe bashkëpunoi me autoritetet. Pavarësisht spekulimeve të mediave, as z. Combs dhe asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk janë arrestuar dhe as mundësia e tyre për të udhëtuar nuk është kufizuar në asnjë mënyrë."

"Kjo pritë e paprecedentë e shoqëruar me një prani të avancuar dhe të koordinuar mediatike, çon në një nxitim të parakohshëm për gjykimin e zotit Combs dhe nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash bazuar në akuzat e pabaza të bëra në padi civile." përfundon avokati.

 

sean diddy combs

Sondazh

Poll