Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda apartamentit futuristik të Karl Lagerfeld me pamje nga muzeu i Luvrit, shitet për 10 milionë euro

Apartamenti ka tre dhoma 260 metra katrorë me një gardërobë prej më shumë se 50 metra katrorë.

27 Mars 2024, 11:54 Nga S.B
FOTOT/ Brenda apartamentit futuristik të Karl Lagerfeld me pamje nga muzeu
Karl Lagerfeld

PARIS- Apartamenti i dizanjerit të ndjerë gjerman Karl Lagerfeld në Paris u shit për 10 milionë euro në ankand. Apartamenti ka tre dhoma 260 metra katrorë me një gardërobë prej më shumë se 50 metra katrorë.

Çmimi fillestar për shitjen e tij ishte 5.3 milionë euro, sipas zyrës Althemis, e cila nuk ka dashur të zbulojë identitetin dhe kombësinë e blerësit. Kjo shitje vjen pas një sërë ankandesh të mallrave që i përkasin stilistit në 2021 dhe 2022.

FOTOT/ Brenda apartamentit futuristik të Karl Lagerfeld me pamje nga muzeu
apartamenti i Karl

Karl Lagerfeld, i cili vdiq në shkurt 2019 dhe krijimet e të cilit për Chanel, Fendi dhe shtëpinë e tij shënuan thellësisht botën e modës. Apartamenti, i cili ndodhet në një ndërtesë të shekullit të 17-të në quai Voltaire në zemër të Parisit historik, me pamje nga Seine dhe muzeu i Luvrit, u rinovua plotësisht nga couturier në një stil futurist.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

karl lagerfeld paris

Sondazh

Poll