Art&Argëtim

VIDEO/ Shakira përballë testit të së vërtetës, tregon lëvizjet sensuale të kërcimit

Sensorët e makinerisë u vendosën në ijet e këngëtares duke e paralelizuar me këngën e saj “Hips don’t lie”.

27 Mars 2024, 12:14 Nga S.B
VIDEO/ Shakira përballë testit të së vërtetës,
Shakira, Drew dhe Jimmy

SHBA- Si pjesë e hapjes gazmore të emisionit ‘The Tonight Show’ dy drejtuesit moderatori Jimmy Fallon dhe aktorja Drew Barrymore u bashkuan për të vënë këngëtaren Shakira përball një testi të së vërtetës. Sensorët e makinerisë u vendosën në ijet e këngëtares duke e paralelizuar me këngën e saj “Hips don’t lie”.

"Gjithçka në rregull?" pyet Fallon, Barrymore në klip. Kur ajo e lë të shkojë, ai shton duke parë Shakirën: Ti e di çfarë të bësh, Shakira. Më pas këngëtarja lëkundet në mënyrë ritmike, duke treguar ijet e saj.

Këngëtarja e "She Wolf" dha një intervistë për Fallon më vonë në emision, ku shpjegoi kuptimin që qëndron pas titullit të albumit të saj të ri ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, që do të thotë "gratë nuk qajnë më".

“Tani është radha e meshkujve të kuptojnë”, tha Shakira. “Ne e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë, e dini? Dhimbjen tonë duhet ta fshehim para fëmijëve tanë, përpara shoqërisë. Ne duhet të shërohemi në një mënyrë të caktuar. Dhe nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Unë mendoj se tani gratë vendosin kur të qajnë, si të qajnë dhe për sa kohë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Tonight Show (@fallontonight)

shakira hips dont lie jimmy fallon

Sondazh

Poll