Art&Argëtim

U dyshua për sulm ndaj paparacit, babai i Taylor Swift i shpëton akuzës

Një zëdhënës i Swift në atë kohë tha se dy persona ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj këngëtares.

27 Mars 2024, 13:22 Nga S.B
U dyshua për sulm ndaj paparacit, babai i Taylor Swift i shpëton
Taylor Swift dhe familja e saj

AUSTRALI- Babai i këngëtares Taylor Swift nuk do të jetë më i akuzuar për sulmin ndaj një paparaci në Australi. Ben McDonald, 51 vjeç, i tha policisë se Scott Swift, 72 vjeç, e goditi atë në fytyrë në Sidnei më 27 shkurt.

Një zëdhënës i Swift në atë kohë tha se dy persona ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj këngëtares. Pas një hetimi një mujor, policia e Uellsit të Ri Jugor të martën tha se nuk do të ndërmerren veprime të mëtejshme.

Konfrontimi ndodhi pasi Swift dhe vajza e tij zbarkuan nga një jaht pas shfaqjes së saj të fundit në ‘Eras Tour’ në Sydney. Një video e publikuar nga mediat australiane tregon këngëtaren, e cila është fshehur nën një çadër duke ecur me babanë e saj dhe rojet e sigurisë.

I njohur si "Papa Swift" nga fansat e ikonës së popit, zoti Swift ka qenë duke shoqëruar vajzën e tij në turneun e saj global dhe është larguar nga vendi menjëherë pas incidentit.

taylor swift babai i taylor swift

Sondazh

Poll