Art&Argëtim

Arnold Schwarzenegger zbulon se ka vendosur stimulues kardiak pas tre operacioneve në zemër

Në vitin 2018, Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare.

27 Mars 2024, 11:11 Nga S.B
Arnold Schwarzenegger zbulon se ka vendosur stimulues kardiak pas tre
Arnold Schwarzenegger

SHBA- Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger zbuloi se kishte vendosur një stimulues kardiak javën e kaluar, pasi më parë kishte kryer tre operacione në zemër. Aktori 76-vjeçar ka folur në podkastin e 'Arnold's Pump Club' dhe ka trajtuar problemin me të cilën po përballet zemra e tij.

“Të hënën e kaluar u operova dhe kam vënë një stimulues kardiak. Më duhet t'ju them se kjo që them vetëm, bie ndesh me edukimin tim në Austri, ku askush nuk ka folur ndonjëherë për çështje mjekësore”, tha ai.

Ish-guvernatori i Kalifornisë shpjegoi më pas se ai ka marrë aq shumë mesazhe nga njerëz me probleme të ngjashme, saqë donte të fliste për të tijat në mënyrë që të ndihmonte të tjerët.

“Kam marrë kaq shumë mesazhe dhe emaile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë, të cilët më thonë se duke folur për operacionet e tyre të zëvendësimit të valvulave u ka dhënë guxim dhe shpresë për t'u përballur me të tyret. Pra, meqë e di se si i ndihmon njerëzit të qenit i sinqertë, çfarë zgjedhje kam unë?”, tha ai.

Në vitin 2018, Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare. Të njëjtin operacion i ishte nënshtruar sërish, për herë të parë, në vitin 1997. Në vitin 2020, ai iu nënshtrua sërish një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës. Tani, ai është mirë dhe duke u rikuperuar.

arnold schwarzenegger

Sondazh

Poll