Sport

VIDEO / Sllovenia befason, mund Portugalinë e yjeve!

Portugalia e nisi ndeshjen me yje të shumtë, luajtën Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Joao Cancelo, Ruben Neves, por pas 45 minutave të para nuk pati asnjë gol, sllovenët mposhtën rivalët e tyre në pjesën e dytë.

27 Mars 2024, 02:31 Nga DOSJA
VIDEO / Sllovenia befason, mund Portugalinë e yjeve!

SLLOVENI - Futbollistët sllovenë mundën Portugalinë me rezultat 2:0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Portugalia e nisi ndeshjen me yje të shumtë, luajtën Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Joao Cancelo, Ruben Neves, por pas 45 minutave të para nuk pati asnjë gol, sllovenët mposhtën rivalët e tyre në pjesën e dytë.

Fillimisht, Adam Gnezda Čerin shënoi në minutën e 72-të me asistimin e Benjamin Sešek, ndërsa dhjetë minuta para fundit shënoi Timi Max Elšnik me pasimin e Petar Stojanović.

Portieri i Sllovenisë Jan Oblak pati një ndërhyrje të shkëlqyer në minutën e 85-të, që ishte edhe shansi më i mirë i ndeshjes për skuadrën mike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll