Sport

VIDEO / Sulmuesi që “ëndërron” Sylvinho, shkëlqen dhe shënon me kombëtaren gjermane!

Sulmuesi 19-vjeçar është pjesë e Mainz në Bundesligë. Për të interesi nuk mund të mungojë te Kombëtarja shqiptare, ndërsa vendimi për të ardhmen akoma mund të ndryshojë.

27 Mars 2024, 02:03 Nga DOSJA
VIDEO / Sulmuesi që “ëndërron” Sylvinho,

GJERMANI – Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan me përfaqësuesen gjermane të moshave, Brajan Gruda ka gjetur golin me Gjermaninë U-21 kundër Izraelit, në ndeshjen që fituan 2-0. Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Europianit në grupmoshën 21 vjeçare. Goli u shënua në minutën e 15-të të takimit nga sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda.

Sulmuesi 19-vjeçar është pjesë e Mainz në Bundesligë. Për të interesi nuk mund të mungojë te Kombëtarja shqiptare, ndërsa vendimi për të ardhmen akoma mund të ndryshojë. Më tej në pjesën e dytë Gjermania shënoi edhe një gol të dytë duke marrë kryesimin e grupit D.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll