Sport

VIDEO/ Pas pushimit, Kosova thyhet 2-0 nga Hungaria... në “Puskas Arena”

Trajneri Franco Foda debutoi me fitoren 0-1 përballë Armenisë në pankinën e dardanëve, ndërkohë që sonte humbi 2-0 në miqësoren e dytë të radhës. 45 minuta nuk mjaftuan...

26 Mars 2024, 21:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas pushimit, Kosova thyhet 2-0 nga Hungaria... në “Puskas

HUNGARI - Kosova u mposht 2-0 nga Hungaria në “Puskas Arena”, në miqësoren e dytë me Franco Fodën në pankinë.

Dardanët dominuan fraksionin e parë të sfidës, por nuk arritën të shënonin. Edon Zhegrova ra në sy për përfaqësuesen shqiptare.

Pas pushimit, pjesa e dytë foli për vendasit, të cilët shënuan dy herë me anë të kapitenit Dominic Szoboszlai (58’) dhe Zsolt Nagy (86’), duke i dhuruar fitoren ekipit të Rosit.

Ja dhe episodet e golave:

Minuta e 58-të: Gabime në mbrojtje dhe Kosova e pëson gol nga Dominic Szoboszlai. 1-0 për Hungarinë.

Minuta e 86-të: Aksion i bukur i Hungarisë, që realizon edhe golin e dytë me Zsolt Nagyn.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll