Sport

VIDEO/ Gjeorgjia - finalisti i 22-të i “Euro 2024”-s, Greqia eliminohet pas penalltive…

Në “ruletën ruse” Gjeorgjia fitoi 4-2 ndaj Greqisë.

26 Mars 2024, 21:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Gjeorgjia - finalisti i 22-të i “Euro 2024”-s, Greqia

ZVICER - Gjeorgjia dhe Greqia i zgjidhën mosmarrëveshjet në ndeshjen e ‘play-off’-it me penallti, pasi të dyja skuadrat nuk mundën të shënonin në kohën e rregullt, madje dhe shtesë.

Tek pika e bardhë e penalltisë, aty vendasit fituan dhe u kualifikuan në finalen e “Euro 2024”. Në “ruletën ruse” Gjeorgjia fitoi 4-2 ndaj Greqisë. Mamardashvili priti penalltinë e Bakasetës, ndërsa Giakoumakis dërgoi topin jashtë. Për gjeorgjianët gjithashtu Mikautatze e dërgoi topin jashtë.

Pas këtij suksesi, gjeorgjianët kaluan, në ekstazë. Ata e pushtuan fushën, duke gëzuar kualifikimin, ata tashmë janë finalistët e 22-të të “Euro 2024”. Penalltitë bënë të mundur që Gjeorgjia të kualifikohej për herë të parë në historinë e saj në fazën finale të një kompeticioni të madh! 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll