Sport

E BUJSHME! Një djalë 10-vjeçar, i mbiquajtur "Messi i shahut”, mposht kampionin e botës, norvegjezin Magnus Carlsen…

Faustino Oro, i mbiquajtur “Leo Messi i shahut”, befasoi kampionin e botës në "Bullet Bral 2024"

26 Mars 2024, 18:45 Nga DOSJA
E BUJSHME! Një djalë 10-vjeçar, i mbiquajtur "Messi i

SPANJE - E bujshme në botën e shahut. Një djalë 10-vjeçar argjentinas, Faustino Oro, mundi numrin 1 të botës, Magnus Carlsen, në "Bullet Bral 2024", një garë e hapur shahu, me lojëra ultra të shpejta të luajtura online, në të cilat secili lojtar ka gjithsej një minutë për të lëvizur duart, dhe për të mundur rivalin.

'Messi i shahut' e detyroi fenomenin norvegjez të braktisë ndeshjen dhe të pranojë humbjen pas 48 lëvizjesh në më pak se 60 sekonda. “E munda Carlsen-in... Jam shumë i lumtur, - komentoi vogëlushi. - Ishte një gëzim i madh për mua, sepse nuk kisha luajtur kurrë kundër tij”.

Më pas Oro vazhdoi udhëtimin e tij, duke u renditur i 21-ti në “Bullet Bral” të fituar nga Mjeshtri i Madh amerikan, Hikaru Nakamura.

Kush është Faustino Oro? Ai lindi dhe u rrit në Buenos Aires, por përballë talentit të tij të parakohshëm, nëna Romina dhe babai Alejandro, nuk patën asnjë hezitim: ata dhanë dorëheqjen nga punët e tyre përkatëse dhe u transferuan në Spanjë.

Ata investuan të gjitha kursimet e tyre, për të lejuar djalin e tyre të përpunohej dhe rriste aftësitë e tij. Kështu në dhjetor 2023 ata u transferuan në Barcelonë, ku Faustino vazhdoi të përmirësohej nga ndeshja në ndeshje, nga gara në garë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll