Sport

VIDEO / Polonia i falet penalltive për të eliminuar Uellsin!

Tashmë Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë kundërshtarë si Franca, Holanda dhe Austria, në grupin D.

27 Mars 2024, 00:16 Nga DOSJA
VIDEO / Polonia i falet penalltive për të eliminuar Uellsin!

UELLS - Polonia është skuadra që merr biletën e fundit të Europianit Gjermani 2024. Polakët e udhëhequr ag Robert Lewndowski ia dolën të triumfojnë me penallti ndaj Uellsit në Kardif, duke siguruar kalimin për në Europianin e Gjermanisë.

Frika për të mos pësuar dominoi në finale e Play Off-it, teksa pas 90 minutave të kohës së rregullt, pa gola përfunduan edhe 30 minutat shtesë, me Uellsin që mori edhe një karton të kuq në minutën e 121-të.

Nga penalltitë u treguan të saktë 9 nga 10 futbollistët që morën përsipër, teksa gabimin fatal e bëri Daniel James i Leeds United, që humbi goditjen e fundit, duke shkaktuar lot te mijëra tifozët e pranishëm në stadium, por edhe festë te ata pak polakë që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit të Uellsit.

Tashmë Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë kundërshtarë si Franca, Holanda dhe Austria, në grupin D.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll