Sport

VIDEO / Ukraina përmbys Islandën dhe shkon në "Euro 2024"

Festë ukrainase në Wroclaw të Polonisë në fund, me kombëtaren ukrainase që do të jetë pjesë e grupit E në Gjermani 2024. Bashkë me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

27 Mars 2024, 00:13 Nga DOSJA
VIDEO / Ukraina përmbys Islandën dhe shkon në "Euro

POLONI - Tjetër përmbysje e Ukrainës, që siguron një kualifikim drithërues në "Euro 2024". Kombëtarja e drejtuar nga Rebrov, fitoi 2-1 përballë Islandës, njësoj siç mposhti edhe Bosnjën pak ditë më parë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e nordikëve, që shënuan një eurogol me anë të Albert Gudmundsson pas gjysmë ore lojë. Ndërkohë, VAR-i anuloi golin e Roman Yaremchuk nëntë minuta më vonë.

Ukraina reagoi në të dytën dhe shënoi dy herë. Viktor Tsygankov barazoi shifrat në minutën e 54-t, ndërkohë që përmbysja e madhe erdhi falë realizimit të Mykhailo Mudryk gjashtë minuta përpara fundit.

Festë ukrainase në Wroclaw të Polonisë në fund, me kombëtaren ukrainase që do të jetë pjesë e grupit E në Gjermani 2024. Bashkë me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll