Aktualitet

Iu gjet në makinë fara dhe doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Krajës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

26 Mars 2024, 09:59 Nga r.ll
Iu gjet në makinë fara dhe doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari
pamje nga arrestimi

VAU I DEJËS- Një 23-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pas një operacioni policor të koduar "Prova". 

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, arrestuan në flagrancë Samel Krajën. Në automjetin e tij u gjet një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Krajës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Vijon zbatimi i masave në kuadër të planit operacional kombëtar “Tempulli 2”. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre. Gjatë operacionit është goditur edhe një rast i shpërndarjes së dozave të cannabisit, në zona të ndryshme të Vaut të Dejës.

Finalizohet pas një pune hetimore disajavore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Prova”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 23-vjeçar që shiste fara kanabisi për t’i kultivuar dhe lëndë narkotike cannabis në doza. Sekuestrohen qindra doza cannabis dhe 100 fara cannabis, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prova”.

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. K., në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

samel kraja vau i dejes

Sondazh

Poll