Aktualitet

Përfshihet nga zjarri makina e parkuar në Maliq, çfarë dyshohet

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

26 Mars 2024, 08:43 Nga r.ll

MALIQ- Një automjet i parkuar në Maliq është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotë.  Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa fatmirësisht ka vetëm pasoja materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll