Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Berat? Pesë të rinj dhunojnë brutalisht kamarierin 17-vjeçar

Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 persona, mes tyre 5 të dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit që çoi në dhunimin e kamarierit të mitur. 

26 Mars 2024, 08:25 Nga r.ll
Çfarë ndodhi gjatë natës në Berat? Pesë të
foto nga vendngjarja

BERAT- Një kamarier 17-vjeçar është dhunuar brutalisht nga 5 të rinj në orët e mesnatës në një piceri në qendër të Beratit.  Sipas policisë këta pesë persona e kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 persona, mes tyre 5 të dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit që çoi në dhunimin e kamarierit të mitur. 

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri, është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës, në lagjen "22 Tetori", Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

berat dhunohet kamarieri

Sondazh

Poll