Aktualitet

“Duhet hetuar roli i kunatës së Xhaçkës”/ Gazetarja Lala: Pse Artan Gaçit nuk i hiqet statusi i investitorit strategjik?

Lala shtoi se duhet hetuar edhe roli i kunatës së ish-ministres Olta Xhaçka. 

25 Mars 2024, 22:35 Nga r.ll
“Duhet hetuar roli i kunatës së Xhaçkës”/
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24, tha se ka një sërë pyetjesh që Prokuroria duhet t’u japë sqarime në lidhje me investimin strategjik të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Artan Gaçi.

Sipas Lalës, nëse rezulton që gjatë këtij investimi strategjik prona të jetë marrë me dokumente të falsifikuara, duhet automatikisht që Gaçit të hiqet statusi. 

Ajo tha se pikërisht kjo gje ngre dyshimet se arrestimit i Jorgo Goros, mund të jetë prerja e një segmenti për të stopuar hetimet. Lala shtoi se duhet hetuar edhe roli i kunatës së ish-ministres Olta Xhaçka. 

“Gaçi është marrë në pyetje si person që ka dijeni nga Prokuroria e Posaçme. Deri tani nuk është regjistruar emri i tij si person nën hetim. Ligji është i qartë për investimet strategjike. Nëse rezulton që gjatë këtij investimi strategjik prona të jetë marrë me dokumente të falsifikuara, duhet automatikisht që të hiqet statusi. Kjo më bën të dyshoj që arrestimi i z.Goro është thjesht prerja e një segmenti për ta stopuar hetimin.

Prokuroria duhet të shohë për paratë që po investohen. Duhet të hetohet për të parë edhe rolin e kunatës së zonjës Xhaçka. Si mundet që një shtetase amerikane, e cila ka marrë për dekada një pjesë të bregdetit mjaft të lakmuar në Shqipëri. Për të parë sa miliona janë hedhur. Pra janë të gjitha pikat që duhet të sqarohen nga ana e Prokurorisë”, theksoi ajo.

jorgo goro artan gaci klodiana lala

Sondazh

Poll