Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

26 Mars 2024, 07:03 Nga N.F
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosfetrike të paqëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

 

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 4 deri 17°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 8 deri 18°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll