Aktualitet

“Janë 2 parcela plazh për 5 resorte”, gazetarja tregon pse e kërkoi Artan Gaçi statusin e investitorit strategjik në Gjilekë

Goro akuzohet për shpërdorim detyre, dy herë nga SPAK, për një sipërfaqe mbi 10 mijë metra katrorë që ka marrë biznesmeni Artan Gaçi për të ndërtuar një resort turistik në Gjilekë.

25 Mars 2024, 22:15 Nga r.ll
“Janë 2 parcela plazh për 5 resorte”, gazetarja tregon pse
ola xama, artan gaci

TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur lidhur me arrestimin e Jorgo Goros, kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, dy herë nga SPAK, për një sipërfaqe mbi 10 mijë metra katrorë që ka marrë biznesmeni Artan Gaçi për të ndërtuar një resort turistik në Gjilekë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Xama tha se  toka ka qenë tokë truall dhe jo tokë bujqësore, siç u regjistrua. Sipas saj, Artan Gaçi e bëri kërkesën për investitor strategjik për të marrë plazhin dhe në atë zonë janë vetëm dy parcela, ndërsa janë ndërtuar 5 resorte.

“Statusi i tokës qenë tokë truall, pra tokë shtetërore sepse kooperativat dikur kishin vetëm toka bujqësore. Është e vërtetuar që kjo ATMP që pretendohet se ka qenë tokë bujqësore, ka qenë tokë truall. Prokuroria ka konstatuar se kryetari i bashkisë Jorgo Goro ka gënjyer se toka ka qenë tokë bujqësore, dhe se ka dhënë statusin se ka qenë e tillë. Kjo ngjarje është zhvilluar për 5512 metrat e parë. Kështu edhe tjetra me mbi 5 mijë metra.

Gjithë lufta ka qenë në zonën e Dhërmiut është për plazhin. Janë 5 restorte të mëdha dhe dy parcela plazhesh. Njërën e ka marrë zoti Artan Gaçi dhe kërkesën për investitor strategjik ai e ka bërë vetëm për zonën e plazhit. Bindja e banorëve atje është se po nuk pate një të fortë atje nuk bën gjë”-tha Xama.

 

ola xama artan gaci jorgo goro

Sondazh

Poll