Aktualitet

Falsifikimi i pronave/ Lala: “Rrumi” i dha para avokatit të shtetit, pasi fitoi gjyqin e rrahu dhe i mori lekët mbrapsht

Ajo tha se Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi kishte paguar avokatin e shtetit që të mos kundërshtonte një vendim gjyqësor.

25 Mars 2024, 22:53 Nga r.ll
Falsifikimi i pronave/ Lala: “Rrumi” i dha para avokatit të
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se masakra me pronat ka nisur prej viti 1991 dhe vazhdon ende, ndërsa solli edhe një rast të pazakontë me një emër të njohur në zonën e Sukthit në Durrës.

Ajo tha se Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi kishte paguar avokatin e shtetit që të mos kundërshtonte një vendim gjyqësor. Pasi fitoi pronën, Laho i njohur si Rrumi e ka rrahur avokatin dhe ja ka marrë paratë mbrapsht. 

“Ishte një kriminel në Durrës. Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi. Rrum do të thotë misër i djegur. Ai i kishte dhënë para avokatit të shtetit që të mos kundërshtonte në gjykatë një vendim gjyqësor.

Në momentin që e fitoi pronën që duhej, e kishte rrahur dhe kishte marrë paratë mbrapsht. Të dy janë nën akuzë për korrupsion. Ose rasti i Pëllumb Gjokës. Kishte marrë sipërfaqe të mëdha toke nëpërmjet falsifikimin. Kishin marrë edhe rërën dhe e kishin kthyer në tokë truall”, tha Lala në emisionin "Open" në News24.

klodiana lala aleksander laho pellumb muharremi

Sondazh

Poll