Aktualitet

Kultivuan mbi 400 bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund, dënohen me mbi 1 vit burg dy shqiptarë në Britani (EMRAT+FOTO)

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni zbuloi për një burim të madh nxehtësie. Më pas policia gjeti një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingoje.

25 Mars 2024, 21:11 Nga E. D
Kultivuan mbi 400 bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund,
fotot ilustruese

ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar për kultivimin e kanabisit Sutton të Anglisë, pasi pamjet me dron zbuluan një "shtëpi e barit". Denis Xibraku dhe Halil Copani merreshin me rritjen e më shumë se 423 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 paund në një shtëpi në Sutton Bridge. Gjykata e Livcoln vendosi dënimin e tyre me 14 muaj burg.

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni zbuloi për një burim të madh nxehtësie. Më pas policia gjeti një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingoje. Një ekspert droge vlerësoi sasinë e kanabisit të 11 dhe 35 kilogramëve me një vlerë të mundshme në treg 118,000 dhe 355,000 paund.

Kultivuan mbi 400 bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund,
Denis Xibraku

Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti.

Kultivuan mbi 400 bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund,
Halil Copani

Neil Sands, mbrojtës për Copani, tha se ai donte të kthehej te familja e tij në Shqipëri. Sands i tha gjykatës se Copani u dërgua në Boston pasi mbërriti në MB dhe i tha se do të duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 paund që kishte paguar për hyrjen ilegalisht në MB. Ndërsa Leanne Summers, mbrojtës për Xibrakun, tha se ai mbërriti në MB në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh pasi u përpoq të kërkonte azil.

denis xibraku halil copani

Sondazh

Poll