Politike

"Një seri e re e drejtësisë me regji"/ Meta reagon për arrestimin e Goros: Arrestimi nuk zbut padrejtësinë ndaj Belerit

Meta ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, ku ka thënë se sipas tij kjo është një seri e re nga drejtësia me regji. Nga ana tjetër Meta tha se arrestimi Goros nuk zbut padrejtësinë, që sipas tij ka ndodhur me Belerin. 

25 Mars 2024, 14:24 Nga h.k
"Një seri e re e drejtësisë me regji"/ Meta reagon
Foto ilustruese

TIRANË-Ilir Meta, Kreu i Partisë së Lirisë ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat dhe në të njëjtën kohë ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Meta ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, ku ka thënë se sipas tij kjo është një seri e re nga drejtësia me regji. Nga ana tjetër Meta tha se arrestimi Goros nuk zbut padrejtësinë, që sipas tij ka ndodhur me Belerin. 

"Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përpos se një seri të re të drejtësisë me regji, që komandohet nga kreu i Ramaformës, Edi Rama. Këto probleme opozita i ka thënë prej kohësh. Arrestimi nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit. Rama pasi i përdor dhe i shtyp mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve, pastaj kujton se me këto arrestime do të shkarkojë një përgjegjësi të tij, kur dihet se përgjegjës për aktet është vetëm një, kreu i Rilindjes. Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë, këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja."-tha Meta gjatë intervistës së tij. 

ilir meta

Sondazh

Poll